24/12/2024
I nderuar Ambasador 🇺🇸 Jeffrey Hovenier,
Si një diplomat i karrierës me mbi 34 vjet përvojë në Institucionet Amerikane, ku gjysmën e saj ia kushtuat Kosovës, do të mbeteni gjithmonë një figurë e shquar në kujtesën tonë. Kontributi juaj i çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara do të mbetet një themel i fortë për të ardhmen tonë të përbashkët.
Në misionin tuaj të fundit si Ambasador në Kosovë, ju keni dhënë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe jeni një shembull i angazhimit, mençurisë dhe pasionit për diplomacinë. Puna juaj do të kujtohet për dekada të tëra si një nga periudhat më të rëndësishme të marrëdhënieve tona bilaterale.
Për të shprehur mirënjohjen tonë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, kemi kënaqësinë të ju dhurojmë këtë portret nga FLORI Gallery dhe Oda Amerikane në Kosovë i punuar nga piktori i mirënjohur Edmond Dhrami, si një simbol modest i respektit dhe mirënjohjes që ndiejmë për ju.
Ju urojmë gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës suaj dhe shpresojmë që kujtimet nga periudha juaj e shërbimit në Kosovë t'ju shoqërojnë përherë.
Gëzuar Krishtlindjet për ju, familjen tuaj dhe për të gjithë amerikanët!
U.S. Embassy Pristina, Kosovo