18/05/2021
Bar-Restorant-Hotel OAZ ne kuader te sezonit te ri veror kerkon te plotesoje stafin e tij me profesioniste dhe njerez qe kane deshire te punojne ne keto pozicione:
Recepsionist/e
Ky pozicion mbulon pritjen e klienteve, rezervimin e dhomave, dhenien e informacioneve te nevojshme dhe plotesimin e te gjitha kerkesave qe lidhen me akomodimin e klienteve ne Hotel.
Kuzhinier/e
Ky pozicion ka detyren e rendesishme te pergatise ushqimin per klientet e Restorantit dhe te Hotelit duke filluar me mengjesin, dreken dhe darken ne cilesine dhe kohen me te shkurter te mundshme dhe me asortimentet me te mira dhe te fresketa qe gjenden ne treg.
Picier/e
Ky pozicion do te mbuloje pergatitjen e picave duke filluar me zenien e brumit, ndezjen e zjarrit dhe mbajtjen e furres se pices ne temperaturen ideale, furnizimin me bazen e nevojshme materiale, mbushjen e pices dhe ne fund pjekjen e saj ne formen dhe shijen me te mire te mundshme
Kamarier/e
Ky pozicion do te mundesoje plotesimin e kerkesave te klienteve ne Barin dhe Restorantin e hotelit duke kombinuar profesionalizmin ne sherbim me buzeqeshjen dhe krijimin e nje atmosfere sa me pozitive per pushuesit
Te gjithe te punesuarve ju ofrohen pije dhe ushqim gjate kohes qe ato ushtrojne detyren duke ju krijuar te gjitha mundesite per nje sherbim sa me cilesor, per pjesetaret e stafit qe kerkojne te punojne larg shtepise ofrohet edhe akomodim ne apartamente afer Hotelit.
Ju lutemi mos hezitoni te na kontaktoni me cdo pyetje apo informacion qe mund te keni ne menyrat e kontaktit:
Telefon/Viber/Whatsapp: +355682004488
E-mail: [email protected]