Festivali "Netët e Bejkës së Bardhë" - Pilur

Festivali "Netët e Bejkës së Bardhë" - Pilur Netët e Bejkes së Bardhë

Ne 5 dhe 6 Qershor 2021, Pilur netet dhe dy ditet magjike te " Bejkes se Bardhe" . Nën kujdesin e Kristo Çipa "Mjeshtër i Madh"

Ne vendlindjen e Princit te Polifonise, poetit Lefter Çipa.

18/02/2025
15/02/2025

Ky eshte nje interpretim i shkelqyer i kryevepres se famshme te Lapardhase “ Janines çi pane syte”. Po interpretohet nga soliste te talentuar te Prishtines, ne koncertin gala, me rastin e 17 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, qe u organizua nen kujdesin e Ambasadorit te Kosoves ne Tirane, Shkelqesise se tij, zotit Skender Durmishi.
Urime Kosove!
Urime dhe jete te gjate, o hise e shtrenjte dhe madheshtore e Hapesires Shqiptare!!!

Qendra për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë, organizoi aktivitetin me tematikë "B...
15/02/2025

Qendra për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë, organizoi aktivitetin me tematikë "Biri rrëfen atin”.

I ftuari në panel, publicisti dhe gazetari Aleksandër Çipa, djali i Lefter Çipës, rrëfeu momente nga rrugëtimi profesional dhe personal i korifeut të polifonisë labe.

Rektorja e Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë, Prof. Dr. Aurela Saliaj", Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha dhe Prefekti i Qarkut, Plator Nesturi, vlerësuan koontributin e Lefter Çipës si mjeshtër dhe korifeu i polifonisë labe.
Aktori i teatrit "Petro Marko", Ilirjan Ali, interpretoi vargje nga pena e artë e të madhit Lefter Çipa.

Aleksandër Çipa, në bashkëbisedimin me tematikë "Biri rrëfen atin", moderuar nga koordinatorja e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Rajonin Vlorë, Egla Imeraj, u ndal tek rrugëtimi jetësor dhe profesional i të madhit Lefter Çipa, duke ndarë me publikun momente dhe njarje të parrëfyera më parë.

Lefter Çipa njihet si njeriu që investoi më shumë për polifoninë shqiptare. Ai është autor i 18 librave të botuar me poezi.
Ishte autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit. Autor i mbi 1250 këngëve të interpretuara nga grupet më të famshme polifonike.

Lefter Çipa, në përjetësi, do të mbahet mend si bashkëorganizatori nismëtar i trios së famshme Vlonjate. Do të mbetet burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.

I paharruar dhe ne ditelindje u kujtofte perhere, poeti i madh i Pilurit, Lefter Çipa, Nderi i Kombit!!!!!
14/02/2025

I paharruar dhe ne ditelindje u kujtofte perhere, poeti i madh i Pilurit, Lefter Çipa, Nderi i Kombit!!!!!

Sot ne 11.30 ne Universitetin” Ismail Qemali” Vlore!

“ Perendi nese je zene, me pune prej Perendie?!
Lefter Çipes monumenti, iu be me fjale Shqiperie!”
Petrit Beqiri

Nga nje pikim peme, te gjithe do me njihni!
11/02/2025

Nga nje pikim peme, te gjithe do me njihni!

Ne 14 Shkurt ne Vloren e tij, Lefter Çipa ju pret permes fjales se vet te perhershme:


Në më zëntë gjumi, do zgjohem nga era,
Me një zë prej zogu, do më thotë; erdha.
Erdha more erdha, do vij më besoni,
Sa të vijë pranvera, dilni më kërkoni,
Nëpër dega, gjethe, si zog do më kini,
Nga një pikim peme të gjithë do më njihni…”

....

Shkurti eshte muaji qe mbart edhe ditelindjen edhe diteikjen ne ameshim, te poetit te madh te poezise dhe kenges Lefter ...
08/02/2025

Shkurti eshte muaji qe mbart edhe ditelindjen edhe diteikjen ne ameshim, te poetit te madh te poezise dhe kenges Lefter Çipa, Nderi i Kombit!
Ne daten 14 shkurt eshte ditelindja e tij.
Ne kete shkurt, mbushen kater vjet nga ikja ne paharrese e ketij biri te shtrenjte te Pilurit.
Ne keto dite, le te zgjedhim nga pasuria e tij, nga nje perle apo kryeveper per çdo dite, dhe ta qarkullojme neper rrjetet tona sociale!

Po sjellim sot Baladen testamentale te tij, per Pilurin!

*********************************+**

Do fshihem tek kënga

Nga Lefter Çipa

(Baladë testamentale për Pilurin)

....

Shpirti dhe shikimi mbeten veç të zgjuar,
gjithë jetën bilbili rron duke kënduar,
Kjo botë e gjallimit me gjithë botën tjetër,
Kanë lidhje të fortë, madje shumë të vjetër.
Kjo të jep shtatin, shtatin e skalitur,
Ajo të mbjell barin mbi nurin e ndritur,
Ndaj dhe trëndafilat janë plot vesime,
Se nga vetë shpirtrat qiejt kanë yje,
Nëpër ata yje do gjendem dhe unë,
Nën lisat me hije do jem përmbi gurë,
Në më zëntë gjumi, do zgjohem nga era,
Me një zë prej zogu, do më thotë; erdha.
Erdha more erdha, do vij më besoni,
Sa të vijë pranvera, dilni më kërkoni,
Nëpër dega, gjethe, si zog do më kini,
Nga një pikim peme të gjithë do më njihni.

Kur të zërë vapa, në mes të beharit,
Do vij nga mërgata në degët e rrapit,
Do nis ligjërimin heshtur nëpër grykë,
Do të derdh mallimin çik e nga një çikë,
Maj më maj të gurit, do lëshoj një flakë,
Me frymë të Zeusit do t'u bashkoj, bashkë,
Zërin do dëgjoni, shtatin s’do ma shihni,
Këngën piluriote, mjaltë vjershërimi.

Pastaj pa kuptuar, unë do tu largohem,
Duke fluturuar s’dihet ku do ndodhem,
Mund të jem tek Hëna të marr një sy gjumë,
Do fshihem tek kënga, që s’do pushojë kurrë,
Mund të ec me këmbë nëpër tokën time,
Nëpër det të gjerë mund të bëj lundrime,
Mund të shëtis malet, lumenjtë e burimet,
Zalleve të lahem me ujë dhembshurie,

Prapë tek ju do gjendem, këtu ku kam lindur,
Se për ju më dhëmbet, të jeni të bindur,
Këtu ku kam lindur po dhe perëndova,
Se për ty o Pilur, sa rrojta këndova.

Nga libri " Vij nga drita"
OMBRA GVG Tirane, 2014

Balade per nene Aishen qe qau gjermanin e vrare dhe shpetoi Vranishtin nga masakra
06/02/2025

Balade per nene Aishen qe qau gjermanin e vrare dhe shpetoi Vranishtin nga masakra

Nga Kristo Çipa- Po ju postoj një poezi që lidhet me një ndër masakrat më të mëdha që ka ndodhur në truallin tonë, në Vranisht Te Vlores, më 9 shkurt 1944 nga forcat gjermane. Në këtë masakër, ndoshta mund të jetë unike, ku një nënë vranishnjote me emrin Aishe, për të ndalur ...

26/01/2025
Nga albumi fotografik i Sokrat KrekutFoto e hershme e Pilurit
25/01/2025

Nga albumi fotografik i Sokrat Krekut

Foto e hershme e Pilurit

25/12/2024

Grupi " Bejkë e Bardhë"- Pilur, pjesëmarrës në koncertin e shkëlqyer, të organizuar nga Bashkia Himarë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë zotit Vangjel Tavo.
Gëzuar të gjithëve, Krishtlindjet!!!!

Gëzuar Krishtlindjet Himara!!!
25/12/2024

Gëzuar Krishtlindjet Himara!!!

Address

Himarë

Telephone

+355692610859

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Festivali "Netët e Bejkës së Bardhë" - Pilur posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share