Albanian Night

Albanian Night Discover Albanian culture through immersive activities and entertainment 🇦🇱

Albanian Night is a cultural center located in the center of Tirana devoted to revitalizing Albania's cultural heritage by offering visitors immersive experiences and hands-on learning opportunities. Our center is home to the Albanian Night Show, which blends the excitement of live performances of historic Albanian songs and dances with the suspense and intrigue of a murder mystery that re-enacts

a traditional Albanian wedding. With several daily activities to chose from, visitors will be able to learn more about Albanian heritage through first-hand involvement. Whether they decide to learn how to prepare the traditional Albanian byrek or sign up for one of the culinary tasting activities, visitors will always find themselves in the center of the action as active participants. The venue features a Costume Hall, where original traditional garments like the xhubleta or the qeleshe are exhibited, as well as an Artisanal Hall dedicated to displaying traditional Albanian craftsmanship. Additionally, our carefully recreated Albanian Village House offers an immersive experience, transporting visitors into the atmosphere of traditional village life. Albanian Bazaar, the largest artisanal hall in the Balkans, provides a one-of-a-kind platform for more than 500 highly talented Albanian artisans to showcase their unique handmade creations, supporting Albania's artisanal economy and keeping traditional craftsmanship alive. We believe that by promoting cultural exchange, community engagement and support for local artisans, we can not only bring our traditional heritage to life but also empower it to thrive in the modern world.

Festo me ne kulturën tradicionale duke marrë pjesë në një mbrëmje të vërtetë shqiptare. Përjeto magjinë e këngëve dhe va...
15/01/2025

Festo me ne kulturën tradicionale duke marrë pjesë në një mbrëmje të vërtetë shqiptare. Përjeto magjinë e këngëve dhe valleve më të çmuara të folklorit nën dritat e odës së zjarrit.

Na kontakto tani në WhatsApp në numrin 0692041631 për të rezervuar vendin tënd.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

Çfarë na bashkon të gjithëve dhe na ngjall një krenari të pamasë? Eja të zbulosh traditat tona të hershme në një mbrëmje...
13/01/2025

Çfarë na bashkon të gjithëve dhe na ngjall një krenari të pamasë? Eja të zbulosh traditat tona të hershme në një mbrëmje të vërtetë shqiptare.

Festo trashëgiminë tonë me këngët dhe vallet më të çmuara të folklorit shqiptar. Na kontakto tani në WhatsApp në numrin 0692041631 për të rezervuar vendin tënd.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

Mbrëmja e parë e vitit 2025 u mbyll me një atmosferë të hareshme. Bëhu pjesë e përvojës. Hyr në një botë ku tradita merr...
05/01/2025

Mbrëmja e parë e vitit 2025 u mbyll me një atmosferë të hareshme. Bëhu pjesë e përvojës. Hyr në një botë ku tradita merr jetë!

Rezervo vendin tënd tani dhe shijo një mbrëmje plot këngë dhe valle tradicionale shqiptare. Na kontakto në whatsapp në numrin 0692041631 për të siguruar vendin tënd.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

Duke ju uruar një fillim të mbarë të vitit të ri, shpresojmë që logoja jonë, e konceptuar si një simbol mbrojtës, t'ju s...
01/01/2025

Duke ju uruar një fillim të mbarë të vitit të ri, shpresojmë që logoja jonë, e konceptuar si një simbol mbrojtës, t'ju sjellë fat dhe begati për ju dhe familjet tuaja.

Ju mirëpresim çdo ditë të na vizitoni dhe të zbuloni më tepër rreth traditave tona. Shfaqjet tona do të rifillojnë në datën 4 janar. Rezervoni tani vendin tuaj në një udhëtim unik në zemër të kulturës shqiptare.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

Ju urojmë një fillim të ri plot fat dhe begati për ju dhe familjet tuaja. Gezuar Vitin e Ri! Ju falenderojmë për mbështe...
31/12/2024

Ju urojmë një fillim të ri plot fat dhe begati për ju dhe familjet tuaja. Gezuar Vitin e Ri! Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj dhe ju mirëpresim në 2025 në shfaqjet tona të cilat do të rifillojnë duke nisur nga data 4 dhjetor.

Teksa mbyllim vitin dhe një muaj plot shfaqje dhe aktivitete, jemi mirënjohës që patëm mundësinë të prisnim mysafirë të ...
30/12/2024

Teksa mbyllim vitin dhe një muaj plot shfaqje dhe aktivitete, jemi mirënjohës që patëm mundësinë të prisnim mysafirë të veçantë, si vendas ashtu edhe të huaj për të festuar së bashku kulturën tonë autentike.

Jemi shpresëplotë se duke vënë në pah vlerat tona më të mira, jo vetëm do të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë tonë, por gjithashtu do të krijojmë një lidhje më të thellë, si me vizitorët e huaj që po zbulojnë Shqipërinë, ashtu edhe me njëri-tjetrin, duke kujtuar atë që na bashkon dhe na bën më të fortë.

Shfaqjet tona rifillojnë në datën 4 janar. Rezervo tani vendin tënd për një udhëtim unik në zemër të kulturës shqiptare.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

Përjeto magjinë e dasmës shqiptare në një ambient të frymëzuar nga traditat tona. Rezervo vendin tënd sot duke na kontak...
29/12/2024

Përjeto magjinë e dasmës shqiptare në një ambient të frymëzuar nga traditat tona. Rezervo vendin tënd sot duke na kontaktuar në whatsapp në numrin 0692041631.

Bëhu pjesë e një mbrëmjeje ku tradita merr jetë. Siguro vendin tënd në shfaqjen e fundit të vitit 2024.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

Gëzuar Krishtlindjen! Ju urojmë sa më shumë paqe, begati dhe lumturi në familjet tuaja. Le të kthehemi te rrënjët tona d...
25/12/2024

Gëzuar Krishtlindjen! Ju urojmë sa më shumë paqe, begati dhe lumturi në familjet tuaja. Le të kthehemi te rrënjët tona dhe të festojmë vlerat të cilat na i kanë trashëguar të parët tanë.

Urojmë që kjo të jetë një ditë për të reflektuar mbi atë që na bashkon të gjithëve dhe na bën më të fortë.

Rezervo tani duke na kontaktuar në whatsapp në numrin 0692041631. Përjeto kulturën tradicionale në një ambient autentik....
22/12/2024

Rezervo tani duke na kontaktuar në whatsapp në numrin 0692041631. Përjeto kulturën tradicionale në një ambient autentik. Bëhu pjese e një mbrëmje ku ti do të jesh pjesë e vetë shfaqjes dhe ku traditat marrin jetë.

Zbulo trashëgiminë tonë kulturore përmes një përvoje autentike në zemër të traditave më të çmuara shqiptare. Rezervo ven...
15/12/2024

Zbulo trashëgiminë tonë kulturore përmes një përvoje autentike në zemër të traditave më të çmuara shqiptare. Rezervo vendin tënd duke na kontaktuar në DM ose në whatsapp në numrin 0692041631.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

05/12/2024

Shijoni një pjesëz nga ajo që ju pret në mbrëmjen Albanian Night. Njihuni me solisten tonë, Malvina Likaj, e cila do t’ju magjepsë me zërin dhe performancën e saj. Stafi ynë artistik po përgatitet me përkushtim për t’ju ofruar një përvojë të paharrueshme. Ne ndihemi thellësisht të privilegjuar që artistë të këtij niveli na përfaqësojnë në shfaqjet tona kulturore. Zbuloni magjinë e muzikës sonë tradicionale në një ambient autentik shqiptar.

Albanian Night hap dyert këtë dhjetor. Follow për të mësuar më tepër!

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

Veshjet nga Çamëria janë simbol i identitetit kulturor, zhvillimit shoqëror dhe mjeshtërisë së prodhimit. Veshjet e grav...
01/12/2024

Veshjet nga Çamëria janë simbol i identitetit kulturor, zhvillimit shoqëror dhe mjeshtërisë së prodhimit. Veshjet e grave çame shquhen për detajet e qëndisura me fije ari si dhe për larminë e varianteve të përdorura. Në popullsinë çame të fshatrave shqiptare gjejmë si veshjen me çitjane ashtu edhe veshjet popullore paraardhëse të tyre. Veshja me fund të gjatë dhe peshli ishte veshja kryesore ceremoniale deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, kur ajo filloi të zëvendësohej nga një veshje e re me origjinë qytetare, pjesët kryesore të së cilës ishin fundi dhe polka (një tjetër veshje e sipërme grash që arrinte deri në bel dhe kishte mëngë të gjera).

Te veshja e burrave shquhet veshja me fustanellë e cila i la vend veshjes me poture dhe më pas asaj me qillota. Në të dy tipat, si në atë me fustanellë dhe atë me poture ose qillota, si veshje e sipërme përdorej bërruci i barinjve, i cili morri një tjetër domethënie falë paraqitjes hijerëndë që i falte mbajtësit. Vlen për t'u theksuar se silahu që ishte pjesë e pandashme e kostumit me fustanellë, nuk shfaqet në kostumin me poture apo qillota, duke dëshmuar për përshtatjen e veshjeve me ndryshimet në marrëdheniet shoqërore. Rendi publik ishte vendosur dhe burrat nuk kishin më nevojë të kishin gjithnjë armët e tyre me vete.

Qendra më e madhe etno-kulturore në Ballkan hap dyert në Tiranë këtë dhjetor.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

Kuzhina tradicionale shqiptare është një pasqyrë e historisë, zakoneve dhe riteve të moçme popullore. Si e tillë ajo par...
25/11/2024

Kuzhina tradicionale shqiptare është një pasqyrë e historisë, zakoneve dhe riteve të moçme popullore. Si e tillë ajo paraqitet me një larmi shijesh, gatimesh dhe metodash të përgatitjes. Secila trevë ka trashëguar një identitet unik të kuzhinës tradicionale e cila e ka kthyer Shipërinë në një destinacion ideal për këdo që është i apasionuar pas eksplorimeve kulinare. Zbulo shijet tradicionale shqiptare.

Albanian Night vjen këtë dhjetor! Follow për të mësuar më tepër.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

Rrethi i Tropojës është një prej zonave më me interes për sa i përket studimit të kostumeve popullore për shkak të larmi...
24/11/2024

Rrethi i Tropojës është një prej zonave më me interes për sa i përket studimit të kostumeve popullore për shkak të larmisë së varianteve si dhe simboleve me rrënjë pagane dhe me funksione rituale.

Element shumë i spikatur si te veshja e "ngushtë" dhe "e gjanë" ishte pjesa e grykës së këmishës e cila qëndisej me penj shumëngjyrësh rreth qafës dhe në pjesën e gjoksit. Për zbukurimin e këmishës pëlqeheshin elemente dekorative si ato të quajtura "me pika" (rrathe e katrorë të vegjel), "me shkallëzime" (vija zigzage), lloje insektesh të ndryshme, zogj të stilizuar por edhe motive të cilat simbolizonin lulet, diellin, hënën, apo gjarpërin.

Burrat në krejt rrethin e Tropojës përdorin veshjen me "tirq" të bardhë ose "të galmë" (ngjyra natyrale e lesh*t nga delet e murrme). Variantet e veshjeve të tyre rrjedhin nga tipi me tirq dhe kapuç, si dhe me jelek dhe xhamadan. Veshjet popullore tradicionale të rrethit të Tropojës shquhen për nga funksionaliteti i tyre lidhur me relievin dhe klimën në të cilën jetonin banorët por edhe nga larmia a varianteve dhe ngjyrava. Zbulo më tepër rreth kostumeve popullore shqiptare.

Albanian Night vjen këtë dhjetor. Follow për më tepër!

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

23/11/2024

Shenja n'erë" apo të skalitura në shpirtin kombëtar? Zbulo vallet tradicionale shqiptare. Si pjesë e qenësishme e ritualeve të jetës, vallet ishin shoqëruese të pandashme të botës shpirtërore të komuniteteve tradicionale shqiptare.

Përmes motiveve të valles epike, virtyte mashkullore si guximi, nderi dhe besnikëria përcillen me lëvizje plot hijeshi dhe brishtësi. Sado të paprekshme dhe jo-materiale, vallet tona janë dëshmi e gjallë dhe simbol i fuqishëm shprehjeje e komunikimi artistik popullor.

Albanian Night vjen këtë dhjetor. Na ndiqni për të mësuar më shumë!

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet projektit EU4Innovation, zbatuar nga GIZ.


22/11/2024

Mos i thoni kurrë një gruaje dibrane se jufkat janë si makaronat. "Jufkat janë jufka," do t'ju thotë. Për t'i përgatitur ato nuk mjaftojnë vetëm miell gruri, vezë dhe qumësht por mbi të gjitha durimi dhe mjeshtëria e grave si dhe metodat e trashëguara brez pas brezi.

Jufka është një ndër zahiret më kryesore për stinën e dimrit dhe niset të përgatitet në kushte shtëpiake që në muajt e korrikut dhe gushtit. Jufkat e duan gjalpin, trumzën dhe qepën por janë kombinimi më ideal kur shoqërohen në tavë me pulën e fshatit.

Zbulo më shumë rreth shijeve autentike shqiptare. Albanian Night vjen këtë dhjetor.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet projektit EU4Innovation, zbatuar nga GIZ.


Shqiptarët zgjodhën alfabetin e tyre në Kongresin e Manastirit në mënyrë që të krijonin një identitet kulturor dhe kombë...
22/11/2024

Shqiptarët zgjodhën alfabetin e tyre në Kongresin e Manastirit në mënyrë që të krijonin një identitet kulturor dhe kombëtar të përbashkët. Unifikimi i alfabeti ishte më tepër se një nevojë utilitare, ai ishte një akt patriotik dhe largpamës i cili i fali Shqipërisë një mjet të fuqishëm për të nisur qëndresën dhe për të vënë në pah mëvetësinë kulturore të shqiptarëve.

Delegatët e Kongresit të Manastirit krijuan baza të forta për emancipimin e popullsisë dhe përpjekja e tyre u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë vetëm katër vite më vonë.

Albanian Night ju uron gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, plot shpresë se të shkruarit dhe letrat shqipe do të lëvrohen edhe në të ardhmen me gjithë kujdesin dhe përkushtimin të cilin na e kanë lënë porosi të parët tanë.

21/11/2024

Midis kodrave të buta dhe begatisë që natyra i ka falur vendit, gjendet toka e cila krijon shijen autentike shqiptare. Varietete dhe përbërës vendas bashkohen nëpërmjet metodave tradicionale të prodhimit. Puna ndjek ritmin e stinëve me respekt të plotë për natyrën dhe traditat e të parëve.

Zbulo shiijet autentike shqiptare. Albanian Night vjen këtë dhjetor.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet projektit EU4Innovation, zbatuar nga GIZ.



Address

Kavaja Street
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Night posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share