Të nderuar zonja dhe zotërinj
Historia e muzikës Jazz në Shqipëri është relativisht e shkurtër me fillimet dhe pionieret e saj si: Krajka, Curcia, Shllaku etj. Muzika Jazz në Shqipëri ka një histori të dhimbshme në fillesat e saj ku mjaft muzikantë të talentuar përfunduan keq nën gijotinën e sistemit komunist. Ky festival është gjithashtu një Homazh për ata martirë të muzikës së “Lirisë”. Ky fes
tival i shpreh një falenderim, të gjithë muzikantëve shqiptarë që kontribuan ndër vite në erresirën e sistemit komunist dhe më pas në lirinë e viteve 1990. Organizimet e para të muzikantëve profesionistë në muzikën Jazz fillojnë rreth viteve 2000 me perfqsues si Elina Duni, Eda Zari, Genti Rushi, Fatos Qerimaj, Ilir Kola, Sokol Sejdo, vellezerit Emilian & Ervin Dhimo, Gjon Shllaku, Markelian Kapedani , Rrok Jakaj etj si dhe muzikanti shkodran Gjon Shllaku. Festivali “JAZZinALBANIA” fillon me organizimin e dy edicioneve të para të Tirana Jazz & World Music Festival 2012 & 2013. Këtë vit emri i festivali u ndrryshua në“JAZZinALBANIA “ pasi koncertet e tij tashmë do të shtrihen në 5 qytete të Shqipërisë (Tiranë, Shkodër, Korcë, Fier, Himarë) për të gjallëruar me shumë jetën artistike si dhe për të mbështetur turizmin kulturor pranë qëndrave të trashëgimisë kulturore në Apolloni dhe Kshtjellën e Ali Pashës në Porto Palermo – Himarë. Dy programet sociale mbështesin edicionin e festivalit 2014:
1- Çfaqja e filmave me metrazh të shkruter & dokumentarë me temën kryesore “Mbrojtja e Ambientit” program i cili do të realizohet falë bashkepunimit me akademinë multimedia Marubi.
2- Program i vullnetareve: të rinjë e të reja vullnetare & ndihmës që do japin kontributin e tyre të vyer si nga ana artistike ashtu dhe praktike do të hijeshojne festivalin, vullnetarë të cilët në të ardhmen do të jenë fansa dhe artëdashës të muzikës JAZZ. Falenderim të vecantë partnerëve të festivalit:
• Ambasadave të akredituara në Shqiperi: Austrisë, Cekisë, Gjermanisë, Israelit, Istitutit Italian të Kulturës, Istitutit Yonus Emre, si dhe institucioneve shqiptare : Ministria e Kulturës, Bashkive Fier, Himarë, Korcë, Shkodër, Tiranë.
• Mediave që mbështesin fuqimisht suksesin e këtij festivali TOP-CHANNEL dhe NËES 24, natyrisht dhe partnerëve: Hotel Sheraton - Tiranë, Hotel Coloseo - Shkodër, Hotel Kocibelli – Korcë, akademinë multimedia “Marubin”, Delta Print, qëndrën kombëtare muzikore “MERSART”.
• Sponsoret: Plus, Red Bull, Jalifat - publishing house ……… etj
Uroj që ky mozaik ndërkombëtar kulturor i muzikës Jazz, nëpërmjet interprtimit të artistëve dhe muzikës Jazz përveç argëtimit t’ju transmetojë edhe lirinë & fantazinë e të menduarit si dhe kujdesin & dashurinë për ambientin. Drejtor i festivalit Besim Petrela