Llotaria Amerikane Dv-2013 Selanik Greqi

Llotaria Amerikane Dv-2013 Selanik Greqi Literatus – ju ofron edhe sivjet asistencën teknike për plotësimin pa gabime të formularit elektronik prej dates 4 tetor 2011. nuk jane te pranueshme.
(23)

Per me shume info tel: 2310-516251 LLOTARIΑ AMERIKANE DV-2015

Literatus – ju ofron edhe sivjet asistencën teknike për plotësimin pa gabime të formularit elektronik

Fotografitë - FALAS

Edhe sivjet, zyra jonë ju ofron ndihmën dhe asistencën teknike për plotësimin dhe aplikimin elektronik të Lotarisë Amerikane DV-2013, e cila fillon ditën martë 4 tetor 2011, dhe perfundon të merkurën më 5 nëntor 2

011. Zyra jonë merr përsipër nxjerrjen dhe përpunimin elektronik të fotografive tuaja, plotësimin pa gabime të formularit elektronik, dërgimin dhe dhënien e konfirmimimit elektronik për marrjen në dorëzim të aplikimit tuaj. U Aplikantet jane te lutur te mos presin deri javen e fundit, pasi kerkesat e shumta mund te krijojne mbingarkese ne sistem dhe vonese në regjistrimin e aplikimit. Asnje aplikim nuk mund të pranohet pas mesdites së datës 5 nëntor 2011. Gabimi më i vogël në plotësimin e formularit elektronik shkakton skualifikimin tuaj përfundimtar. Mund të aplikojë çdo njëri, madhor, mbi moshën 18 vjeç (fëmijët deri më 21 vjeç mund të aplikojnë edhe bashkë me prindërit e tyre) i cili plotëson kushtin e edukimit (shkollës) ose që ka eksperiencë pune. Konkretisht, duhet të keni mbaruar shkollën e mesme ose një shkollë tjetër të barasvlershme me të ose edukim te plote 9-vjeçar dhe të mesem, OSE te keni 2 vjet eksperience pune 5 vjetët e fundit. Pasi regjistrimi te jete kryer me sukses, ne do t'ju japim nje mandat konfirmimi qe permban emrin tuaj dhe nje numer unik konfirmimi. Këtë mandat e ruani dhe duke filluar nga data 1 maj 2012, ne mund të kontrollojmë statusin e DV-2013 te aplikimit tuaj ne Internet per t'ju informuar nese keni fituar llotarine DV-2013 ose jo. Në vijim ne marrim përsipër takimin tuaj per intervisten e vizes emigruese ne Ambasade. Në rast se ky konfirmim humbet, ne, me konsensusin tuaj, mbajmë kopje dhe kontrollojmë në se keni fituar. Aplikimet me leter nuk do te pranohen. Metoda e vetme per aplikimin për Llotarinë Amerikane është rruga elektronike. Specifikimet e perberjes se fotografise: Fotografia dixhitale, me te cilen do te aplikoni per llotarine, duhet te jete ne perputhje me specifikimet e kompozimit te fotografise. Këtë e marrim përsipër ne, FALAS! Informacion shtesë për Lotarinë amerikane DV-2013

Me ligj, programi i Llotarise Amerikane ve ne dispozicion çdo vit nje maksimum prej 55.000 vizash per qendrim te perhershem per personat qe plotesojne kushtet. Megjithate, Akti i Asistences per Ameriken Qendrore dhe Rregullimi Nikaraguas (NACARA) te miratuara nga Kongresi ne Nentor 1997, percakton se duke filluar qe nga DV-1999 dhe per aq kohe sa eshte e nevojshme, deri ne 5000 numra vizash nga 55000 DV te caktuara çdo vit do te vihen ne dispozicion per perdorim ne kuadrin e programit NACARA. Reduktimi aktual i afatit deri ne 5000 DV filloi me DV-2000 dhe ka te ngjare te mbeten ne fuqi edhe ne programin e DV-2013-s. USCIS percakton per çdo vit limitet e numrave te vizave DV te rajoneve, sipas nje formule te percaktuar ne nenin 203 (c) te INA-s. Pasi USCIS te kete perfunduar keto llogaritje, do te shpallen kufijte e numrave te vizave te çdo rajoni. Ligji lejon vetem nje aplikim per çdo person gjate çdo periudhe te regjistrimit. Individet per te cilet eshte dorezuar me shume se nje aplikim, do te skualifikohen automatikisht. Aplikantët me më shume se nje aplikim do te skualifikohen dhe nje shenim elektronik do te ruhet pergjithmone nga Departamenti i Shtetit per keta persona. Individet mund te aplikojne per programin e llotarise çdo vit gjate periudhes se rregullt te regjistrimit. Nje burre dhe nje grua mund te dorezojne secili nga nje aplikim ne qofte se secili permbush kerkesat ligjore. Ne qofte se njeri prej tyre eshte perzgjedhur, tjetri ka te drejte per statusin derivat. Qe perfituesi te emigroje ne Shtetet e Bashkuara, ne regjistrimin tuaj ju duhet te perfshini bashkeshort-in/en tuaj (burre apo grua) dhe te gjithe femijet e pamartuar nen 21 vjeç, pavaresisht nese jane duke jetuar apo jo me ju apo synojne te shoqerojne apo ndjekin perfituesin. Ju duhet te perfshini bashkeshort-in/en tuaj edhe nese ju jeni tashme te ndare prej tij/saj, perveç rasteve kur jeni ligjerisht te ndare (p.sh. ka nje marreveshje te shkruar qe njihet nga nje gjykate apo nje vendim gjykate). Nese jeni ndare ligjerisht te ndare apo divorcuar, ju nuk keni nevoje per te perfshire ish-bashkeshort-in/en tuaj ne aplikim. Ju duhet te perfshini te GJITHE femijet tuaj qe jane te pamartuar dhe nen 21 vjeç ne aplikimin tuaj fillestar E-DV, pavaresisht nese jane femijet tuaj natyrale, femijet e bashkeshort-it/es tuaj, apo femijet qe ju keni adoptuar zyrtarisht ne perputhje me ligjet e vendit tuaj, perveç rasteve kur ky femije eshte tashme qytetar amerikan apo Rezident i Perhershem Ligjor. Perfshini ne aplikimin tuaj fillestar per llotari te gjithe femijet nen 21 vjeç ne kohen e aplikimit tuaj elektronik, edhe nese ata nuk banojne me ju ose nuk keni ndermend qe ata te emigrojne ne kuadrin e programit DV. Nuk ju kerkohet te perfshini femijet te cilet jane tashme shtetas Amerikane apo Rezidente te Perhershem Ligjore. Fakti qe ju keni listuar anetaret e familjes ne aplikimin tuaj nuk do te thote se ata duhet patjeter te udhetojne me ju. Ata mund te mos vijnë në Amerikë. Megjithate, ne qofte se ju perfshini ne aplikimin tuaj per vize nje person i cili eshte ne vartesine tuaj te ligjshme, te cilin/cilen ju nuk e keni perfshire ne aplikimin tuaj fillestar elektronik, rasti juaj do te skualifikohet. Kjo vlen vetem per ata qe ishin anetare te familjes ne kohen kur eshte dorezuar aplikimi origjinal, jo ata te fituar ne nje date te mevonshme nga aplikimi fillestar. Bashkeshorti juaj ende mund te dorezoje nje aplikim me vete edhe pse ai/ajo eshte radhitur ne aplikimin tuaj, parashikuar qe te dyja aplikimet te perfshijne detaje mbi te gjithe vartesit ne familjen tuaj. Nje "arsimim i shkolles se mesme ose ekuivalente" perkufizohet si perfundimi me sukses i nje kursi dymbedhjetevjeçar fillor dhe te mesem ne Shtetet e Bashkuara ose perfundimin e suksesshem ne nje vend tjeter te nje kursi edukimi zyrtar te krahasueshem me filloren dhe te mesmen te nje shkolle ne arsimin e mesem ne Shtetet e Bashkuara. Vetem kurset zyrtare te studimit e permbushin kete kerkese, kurset e korrespondences ose çertifikata te ngjashme (te tilla si me kohe te pjeseshme G.E.D.) Prova te dokumentuara te edukimit ose pervojes se punes duhet t'i prezantohen zyrtarit konsullor ne kohen e intervistes per vize. Shenim i Rendesishem: Njoftimet per kandidatet e perzgjedhur rastesisht ne llotari nuk do te dergohen me e-mail. Njoftimet zyrtare te perzgjedhjes do te behen permes Kontrollit te Statusit te Regjistrimit, ne dispozicion nga 1 Maji 2012 ne faqen e internetit per E-DV. Departamenti i Shtetit nuk do t' ju dergoje me njoftime te perzgjedhurve ose letra me sherbimin postar. Ju bejme me dije se nese merrni nje njoftim me e-mail (poste elektronike) apo nje leter ju dergohet dhe ju njofton se jeni i perzgjedhur si fitues, ky njoftim nuk eshte i ligjshem. Vetem pasi ju jeni zgjedhur dhe i pergjigjeni njoftimit mbi udhezimet mundesuar per ju nepermjet Kontrollit te Statusit te Regjistrimit dhe pasi procedimi fillon me rastin tuaj, atehere ju mund te merrni e-maile komunikuese ne vazhdimesi nga Departamenti i Shtetit per t'ju informuar qe te shqyrtoni Kontrollin e Statusit te Regjistrimit nese ka informacion te ri lidhur me aplikimin tuaj. Ka 50.000 viza DV ne dispozicion per DV-2013. Sepse ka te ngjare qe nje pjese e 50.000 aplikanteve te perzgjedhur nuk do te kualifikohen ose nuk do te ndjekin (vazhdojne) rastet e tyre per leshimin e vizave, ndaj me shume se 50.000 regjistrime do te perzgjidhen nga CA/CST per t'u siguruar qe te gjitha vizat e vena ne dispozicion per llotarine te jene leshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do te thote se nuk do te kete nje numer te mjaftueshem vizash per te gjithe ata qe jane zgjedhur fillimisht. Te gjithe aplikantet e perzgjedhur do te informohen menjehere per vendin e tyre ne liste ne faqen e internetit te E-DV-se nepermjet Kontrollit te Statusit te Regjistrimit. Intervistat per programin e DV-2013-s do te fillojne ne Tetor 2012. Te perzgjedhurit, te cilet plotesojne informacionin e kerkuar ne udhezime, do te informohen per daten e intervistes se tyre per vize nepermjet Kontrollit te Statusit te Regjistrimit 4-6 jave para intervistes se planifikuar me zyrtaret konsullore te SHBA-se jashte kufijve te SHBA. Çdo muaj, do te leshohen viza per aplikantet qe kualifikohen gjate atij muaji, aq sa lejon numri ne dispozicion per leshimin e vizave. Pasi te gjitha 50.000 vizat per llotari te jene leshuar, programi do te perfundoje. Ne parim, numrat e vizave mund te perfundojne perpara Shtatorit

2013. Aplikantet e perzgjedhur te cilet deshirojne te marrin vize duhet te jene te pergatitur qe te dokumentojne me perpikmeri rastet e tyre. Perzgjedhja e rastesishme si i perzgjedhur nuk ju garanton automatikisht qe ju do te merrni nje vize. Perzgjedhje do te thote vetem qe ju jeni i ligjshem te aplikoni per nje Vize lotarie dhe nese kualifikoheni, t'ju leshohet nje vize e tillë. Vetem 50.000 aplikantet e pare te perzgjedhur do te pajisen me.

Address

Odysseos 6
Thessaloníki
54627

Opening Hours

Monday 08:30 - 20:30
Tuesday 08:30 - 20:30
Wednesday 08:30 - 20:30
Thursday 08:30 - 20:30
Friday 08:30 - 20:30
Saturday 09:30 - 14:30

Telephone

+302310516251

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Llotaria Amerikane Dv-2013 Selanik Greqi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Llotaria Amerikane Dv-2013 Selanik Greqi:

Share

Category

Nearby event planning services


Other Event Planners in Thessaloníki

Show All