30/12/2021
Reagim
Të nderuar qytetarë të Kumanovës, gjatë gjithë fushatës zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale, një ndër përbetimet tona ka qenë transparenca ndaj jush të nderuar kumanovarë dhe meqë në opinion publik u plasuan disa informacione të pavërteta në lidhje me mbajtjen e seancën së tretë të Këshillit komunal, ku përveç shumë pikave që ishin në rend dite për diskutim dhe miratim, si pikë ishte edhe Buxheti i komunës së Kumanovës për vitin 2022. Si të involvuar në mënyrë direkte në këtë proces, e ndjejmë si obligim profesional dhe moral, që opinionit kumanovar tua bëjmë të njohura disa gjëra në lidhje me Buxhetin komunal 2022. Lista e këshilltarëve të BDI-së, diskutoi, kundërshtoi dhe votoi kundër Buxhetit komunal për v.2022, sepse i njejti në shumë pika është diskriminues për shqiptarët, të cilët janë qytetarë të barabartë me gjithë të tjerët, si në të drejta ashtu edhe detyrime. Në këtë buxhet shumë gjëra vetëm janë përshkruar nga buxheti I kaluar, të cilat edhe pse kanë qenë të inkorporuara në buxhetet e kaluara, me mundin dhe kontributin e këshilltarëve të BDI-së nga mandati I kaluar, të njejtat nuk janë realizuar kryesisht për shkak të tekeve kryeneqe të kryetarit Dimitrievski, dhe pa pikë turpi të njejtat nga ana e kryetarit Dimitrievski me përmbajtjen edhe të këshilltarëve "shqiptarë" nga koalicioni alternativa-aleanca dhe besa janë paraparë edhe në Buxhetin e v.2022, dhe të njejtat paturpësisht promovohen si të arritura të tyre. Një fakt i tillë edhe nuk është për tu habitur shumë se populli thotë: Është vështirë sa të plasë marrja njëherë, se pastaj e ke të lehtë-e këtyre ju ka plas marrja kur të etur për disa troshka të pushtetit, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dimitrievskin, i njohur për qëndrimet dhe politikat destruktive gjatë mandatit të kaluar. Sa për ilustrim po marrim vetëm disa shembuj, në lidhje me ndarjen dhe shpërndarjen e mjeteve buxhetore për v.2022: te ndarja e mjeteve për përmbajtjen dhe zhvillimin e klubeve sportive në qytetin tonë, nga shuma e përgjithshme prej 10.930.000 million denarësh e paraparë për këtë pjesë, 10.550.000 million denarë u takojnë klubeve tjera dhe vetëm 380.000 mijë denarë ose 3% klubeve shqiptare. Te mjetet e ndara për rekonstruimin e shkollave fillore janë paraparë 9 shkolla fillore me mësim në gjuhën maqedonase me një shumë totale prej 15.215.952,00 denarë, dy shkollat më të mëdha në komunën tonë me mësim nē gjuhën shqipe Sh.f.Bajram Shabani dhe Sh.f.Naim Frashëri nuk janë përfshirë fare, dhe për të qenë paradoksi edhe më i madh në Sh.f.Kongresi i Manastirit në fsh.Llopat dhe Sh.f.Kirili dhe Metodi në f.Rramanli janë paraparë 1.250.446,00 denarë, mjete të parapara në buxhetin e v.2021 dhe të parealizuara, të inkorporuara sërish ne buxhetin e v.2022. E njejta situatë është edhe me parkun e qytetit, për rikonstruimin e të cilit ishin të parapara 3.410.000 në buxhetin e v.2021, por të cilat ngelën tē parealizuara, dhe të njejtat në tabelat për buxhet ishin paraparë për realizim në v.2023, ku pastaj me reagimin tonë të njejtat u transferuan për realizim në v.2022. Në seancën e djeshme nga ana e këshilltarëve të BDI-së u paraqitën 13 amandamente për riparimin e rrugëve dhe kanlizimit në disa pjesë të vendbanimeve shqiptare për v.2022, të cilat nga shumica u hodhën poshtë si teknikisht jo në rregull, e për hedhjen poshtë të të cilave votuan edhe këshilltarët "shqiptarë" të alencës-alternativēs dhe besës, së bashku me vmro-në dhe levicën.Turpi dhe poshtërsia kanë emër të nderuar qytetarë, ata janë këshilltarët shqiptarë të alencës, alternatives dhe besës, të cilët të pa legjitimuar nga populli dhe të etur për kuazi pushtet janë rreshtuar në anën e politikave antishqiptare, e pa fije turpi edhe krekosen në opinion dhe media sociale për gjoja korrje të sukseseve. Të nderuar këshilltarë shqiptarë "të pozitës" mos harroni se populli është vlerësuesi më i mirë, dhe jo rastësisht ju ka treguar ku e keni vendin, nëpërmjet votimit në zgjedhjet e fundit lokale.
Të nderuar kumanovarë, si rezultat i kalkulimeve të ulta politike, njerëzit që nuk kanë marrë besimin tuaj, padrejtësisht qëndrojnë në atë pozitë, e cila njëherit paraqet shkelje flagrante të rregullit se populli i zgjedh vetë përfaqësuesit e tij, të cilët do ta përfaqsojnë atë, ne ju sigurojmë se veprimet dhe manipulimet e tyre nuk do të mund të kalojnë në heshtje, dhe në asnjë mënyrē NE nuk do të lejojmë të manipulohet opinioni kumanovarë me gënjeshtra të cilat të fasaduara paraqiten si "korrje e suksesit".