27/07/2023
Klientë të dashur,
një biznes funksionon dhe ka sukses vetëm aty ku gjejnë vend tre komponente; mirëbesimi, përkushtimi dhe zhvillimi në kohë.
Për këto dy të parat, koha është treguesi me i mirë që ne ia kemi dalë mbanë dhe kemi dëshmuar sukses përgjatë dekadave. Se restoranti Lulja, përveç që ka qenë një 'lule' e ndritshme duke ngadhënjyer besimin e vendasve ka qenë dhe mbetet ikonë e rajonit, sepse ky emër tani më ka gravuar shkronjat e saja në historinë e rajonit.
Tani po shpalosim një kapitull të ri të zhvillimit dhe hapërimin të mëtejshëm të sukseseve tona dhe këtë patjetër e ndajmë me ju sepse në këtë rrugëtim jemi të pandashëm.
Lulja Luxury - është vendi i ri i cili do të jetë simbiozë e asaj që ngërthen historinë e vjetër shumëvjeçare me atë të së ardhmes, modernes që po na prinë para.
Projekt i punuar me dashuri të madhe, në të cilin është shkrire mendje deri në detajet e fundit, duke gërshetuar çdo element të elegances, kristalizim të pamjeve nga çdo kënd dhe krijimin e një ambienti magjik që vetëm sa do ta përmbush kujtimin e veçantë të ahengjeve tuaja.
Lulja Luxury - do të jetë në shërbimin tuaj në sezonin e vitit 2024, andaj, mos ngurroni, sepse rezervimet vetëm sa kanë filluar. Besimi është i juaji e dashur klientelë, fjala e fundit është e jona, ku neve na ngelet përgjegjësia dhe përkushtimi.
Me respekt,
Stafi Lulja 3, Sllupçan.