Foto Qendra Digjitale "Canoni" në Tetovë – Maqedoni ka traditë mbi 20 vjeçare të fotografisë, më parë ishim vetëm Foto "Canon ", pastaj Foto Color Studio "Canon " dhe me kalimin e kohës arritëm të bëhemi Foto Qendra Digjitale "Canoni" me paisje më moderne digjitale R3 Konica Minolta nga Japonia, e cila prodhon madhësitë duke nisur nga fotografi të të gjitha dokumenteve dhe formateve prej 9x13 cm d
eri 30x45 cm. E themeluar në Tetovë,më 1987 Foto Studio Digjitale Canoni operon me sukses ne xhirimin dhe fotografimin e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme, xhirimin dhe fotografimin për çështje marketingu dhe mbështetjen e bizneseve të ndryshme. Duke qenë një shembull se si bëhet filmi dhe fotografia profesionale, ne gjithnjë e më shumë jemi të pranishëm te familjet shqiptare, aty ku buron harmonia, aty ku në fakt fillon jeta e re. Ne xhirojmë profesionalisht momentin më të rëndësishëm të jetës suaj siç është dasma. Motoja jonë "Çdo moment është i kaluar, ne kujdesemi që ai të mos harrohet!" është më se e qëlluar, sepse edhe dasma apo cili moment tjetër vërtetë është i papërsëritshëm, dhe nëse nuk xhirohet dhe fotografohet, ai mbetet edhe i harruar. Ka edhe të tjerë që merren me këtë çështje. Por kualitetin që e ofrojmë ne, nuk e ofrojnë të tjerët. Ne përdorim teknikë profesionale digjitale të xhirimit që nga DVD e deri te HDV, e tëra e përpunuar në teknologji të kompjuterizuar. Edhe Fotografimi bëhet në mënyrë digjitale, me kamera profesionale që lejon një përdorim të shumanshëm të materialit. Foto Studio Canoni është studio ekskluzive e fotografisë digjitale dhe ju mundëson që ju në librin e kujtimeve tuaja të keni fotografi madhështore dhe mahnitëse, të cilat i rezistojnë kohës. Foto Studio Canoni punon të teknikë të kompletuar digjitale si: Kolor Bardh e zi dhe Sepia dhe shtyp kualitativ në letër të shkëlqyeshme dhe jo të shkëlqyeshme në rezolucion prej 300 DPI, duke filluar nga fotografitë për të gjitha llojet e dokumenteve si dhe formateve nga 9x13 cm deri në 30x45 cm për fotografi. Njëherit Foto Studio Canoni ju ofron edhe përgatitje të ndryshme të dizajnëve artistike për shtypje, si dhe riparimin e të gjitha fotografive të vjetra dhe të dëmtuara deri në masën e mundshme. Foto Studio Canoni është studio e profesionalizuar për fotografi artistike sidomos për këngëtarë, të cilë kërkojnë cilësi të lartë artistike, dhe për raste martesore ku në ato fotografi nuk mungon ndjenja magjike e kompozicionit të objekteve dhe dritë-hijes. Foto Studio Canoni përveç shërbimeve të fotografisë së zakonshme dhe asaj artistike, ju ofron edhe artikuj të ndryshëm të kësaj lëmie siç janë Filma për fotoaparat, fotoaparat digjital dhe mekanik, fotoaparat për një shfrytëzim, bateri të ndryshme të cilat janë vështirë për t'u gjetur në treg, memori kartela të ndryshme dhe USB pajisje për kompjuter. Foto Studio Canoni bën edhe pregaditje të ndryshme artistike si kalendar, vizitkarta, karta identifikuese komerciale, mirënjohje etj, ku të gjitha këto shtypen në makinë digjitale. Tek Foto Studio Canoni ju mun të shtypni edhe fotografitë nga të gjitha kartelat e mundshme, si ato të fotoaparateve digjital dhe të telefonave celularë të cilët kanë të integruar memori kartelat si dhe paisjen Bluetooth, duke mos humbur as për 1% kualitetin e fotografimit
Të gjitha fotografitë ne i punojmë në format digjital ku njëherit mund të intervenojmë në ato foto, si dhe zhvillojmë dhe përpunojmë edhe fotografitë nga filmi, edhe aty po ashtu mund të intervenojmë në mënyrë kompjuterike.