-english below-
Parku Kulturor “Ali Podrimja” u nis si një iniciativë qytetare vullnetare në vitin 2016 si konsekuencë e mungesës së një kinemaje konstante në qytetin e Gjakovës për më shumë se 26 vite, dhe njëkohësisht shënoj themelimin e kinemasë së parë të hapur në historinë kulturore të qytetit.
Qëllimi i këtij projekti është që përveç shfaqjeve të filmave, muzikës dhe arteve tjera me fokus në edukimin dhe inspirimin e gjeneratave, poashtu të shërbejë si arenë stimuluese për talentët e rinj që dëshirojnë të shprehin aftësitë e tyre në muzikë, poezi, arte pamore, etj.
Objektivat tonë kryesor janë fuqizimi dhe gjithëpërfshirja e komunitetit në aktivitete që mundësojnë socializimin, edukimin dhe frymëzimin e tyre, dhe këto të materializohen në iniciativa në shërbim të komunitetit apo ekonomisë së vendit. Dëshirojmë që të percjellim një shembull pozitiv që kjo mund të arrihet edhe në Kosovë, e sidomos në një vend si Gjakova që i mungon fokusi qëndror.
Pas planifikimit për realizim të këtij projekti dhe njëkohësisht thirrjes për financim gjatë vitit 2016, Parku Kulturor “Ali Podrimja” nisi implementimin në fillim të vitit 2017, nën ombrellën e OJQ-së “GjakovaBasel” e cila ishte asistuese logjistike dhe kuratore gjatë fushatës së projektit për mbledhje të fondeve në platformën “KosovaIdeas”.
Prej prillit 2018, organizatorët e këtij projekti kanë themeluar OJQ-në joprofitabile “DU ART” e cila do të merret specifikisht me këtë projekt, duke përcaktuar një strukturë mirë të definuar që do të përkujdeset për funksionimin dhe zgjerimin e këtij projekti.
Lokacion i këtij projekti mbetet Sheshi “Ali Podrimja” në qendër të qytetit, pranë Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” dhe ish-vendmbajtjes së shkollës së parë në gjuhën shqipe “Mejtepi Ruzhdije”. Me përkrahjen e Komunës së Gjakovës, e cila mbetet mbështetës logjistik i këtij projekti, është rivitalizuar e gjithë hapësira e shesh*t, duke e rikthyer nga një vend i errët, i pa frekuentuar, në një hapësirë moderne e cila tashmë shfrytëzohet në baza ditore nga qytetarët.
--
Parku Kulturor “Ali Podrimja” started as a volunteer civic initiative in 2016, as a consequence of the lack of a constant cinema in the city of Gjakova for more than 26 years, and at the same time marked the establishment of the first open cinema in the cultural history of the city.
The purpose of this project is that besides the screenings of films, music performances and other arts, focusing on the education and inspiration of generations, it also serves as a stimulating arena for young talents, wishing to express their abilities in music, poetry, visual arts, etc.
Our main objectives are the empowerment and inclusion of the community in activities that enable their socialization, education and inspiration. To materialize these factors in community-based initiatives or directly in the economy of the country. We want to showcase a good example that this can be achieved even in Kosovo, and especially in a city like Gjakova, who lacks the central focus.
After planning the realization of this project, and at the same time applying for funding calls during 2016, Parku Kulturor “Ali Podrimja”, started implementation in early 2017 under the umbrella of NGO "GjakovaBasel", which was a logistical assistant and curator during the project campaign for fundraising/crowdfunding on "KosovaIdeas" platform.
Since April 2018, the organizers of this project have established a non-profit NGO "DU ART" which will deal specifically with this project, defining a well-defined structure that will take care of the operations and expansion of this project.
The location of this project is "Ali Podrimja" Square in the center of the city, near the Prenk Jakova Music School and the former first schoolyard of the Albanian language "Mejtepi Ruzhdije". With the support of the Municipality of Gjakova, which remains a logistical supporter of this project, the entire square has been revitalized, bringing it back from a dark place, not usually frequented, in a modern space which is now being used on a daily basis by citizens.