Teatri Istref Begolli

Teatri Istref Begolli Teatri i Pejës (apo Teatri Profesional) "Istref Begolli", është një qendër e artistëve profesionist të Pejës, i cili vepronë për më tepër se 60 vite në Pejë.

Në vitet 2010, teatri ka filluar me gjeneratët e 6-të me radhë. Deri më tashti nga ky teatër apo nga kutit e tij kanë dalur dhe artist të nivelit të Kosovës. Ndër artistë më të njohur që kanë kaluar dhe kanë kontribuar në edukimin e gjeneratave të këtij teatri shquhen Abdurahman Shala, Istref Begolli, Faruk Begolli , Melihate Ajeti, Kristë Berisha Malogami, Ragip Loxha. Paraqitjet jashtë vendit, n

ë nivele të tjera të këtij teatri kanë qenë pjesëmarrjet nëpër aktivitet të ish-Jugosllavis. Shfaqjet e lujtura merrnin pjesë në festivale amatore të Teatrove Jugosllave. Ndër to dallohen shfaqjet “Të kulla e Hasim Bajraktarit” dhe “Nita” e Josip Reles , - u plasuan si shfaqjet më të mira në Hvar të Kroacisë. Shfaqje tjera të mbetura në kujtesë për të sukseshme janë "Dredhitë e Shaptukut" , "Hakmarrjën" e Jusuf Kelmendit , "Dila" e Josip Reles, "Shatë Shaljanët" , "Valsin e kuq" etj

Me pikëllim ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Shefit të Sektorit për Kulturë, z.Aver Husaj.Në emër të Teatrit Profesi...
17/05/2024

Me pikëllim ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Shefit të Sektorit për Kulturë, z.Aver Husaj.

Në emër të Teatrit Profesionist “Istref Begolli” dhe të gjithë punonjësve shprehim ngushëllimet tona për familjarët, miqtë dhe kolegët!

Në Ditën Botërore të Teatrit.Me 🎭 dhe për Teatrin.
27/03/2024

Në Ditën Botërore të Teatrit.
Me 🎭 dhe për Teatrin.

Në kuadër të programit ndërministror “Arti në Shkolla”, drejtoresha e Teatrit Profesionist “Istref Begolli”, znj. Krenar...
13/03/2024

Në kuadër të programit ndërministror “Arti në Shkolla”, drejtoresha e Teatrit Profesionist “Istref Begolli”, znj. Krenare Luta Radoniqi së bashku me aktorët e trupës rezidente Fitore Broqi, Luan Daci, Shpresa Salijaj Kelmendi, Agon Bala dhe Herodita Ramshaj realizuan aktivitetin e dytë “Artisti në klasë” me QMBK “Xheladin Deda” në Pejë.

Aktiviteti 🎭u realizua përmes lojërave skenike dhe lëvizjeve skenike.

Falenderojmë udhëheqësin dhe mësimdhënësit e shkollës për bashkëpunimin si dhe nxënësit për emocionet, ngrohtësinë dhe eksperiencën të cilën na dhuruan!

08/03/2024
08/03/2024
Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Teatrin Profesionist “Istref Begoll...
08/03/2024

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Teatrin Profesionist “Istref Begolli” prezantuar eventin artistik “Unë jam lulja më e bukur”.

Performanca ka prezantuar kurajon e grave dhe vajzave për guxim në shënim të 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Komuna e Pejës edhe këtë vit ka vendosur të mos festoj, por ta ngrisë zërin fillimisht në emër të pakënaqësisë ndaj dhunës dhe femicidit që ka ndodhur gjatë gjithë vitit që e kemi lënë pas, prandaj kemi vendosur, që përmes performancës kulturore publikisht t’i dalim kundër diskriminimit gjinor.

Aktorja e trupës tonë rezidente Shpresa Salijaj Kelmendi përmes performancës shpalosi të gjitha sfidat që e kanosin një grua, por kur një grua do, di dhe mund t’ja dal në të gjitha.

Urime 8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas!

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Teatrin Profesionist “Istref Begolli” prezantojnë eventin artist...
07/03/2024

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Teatrin Profesionist “Istref Begolli” prezantojnë eventin artistik “Unë jam lulja më e bukur”.

Performanca nga Shpresa Salijaj Kelmendi prezanton kurajon e grave dhe vajzave për guxim në shënim të 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Me datë 08.03.2024
në ora 10:00
Galeria e Arteve në Pejë.

Ju mirëpresim!

Sot, me datë 11.12.2023 në kuadër të programit ndërministror “Arti në Shkolla”, drejtoresha e Teatrit Profesionist “Istr...
11/12/2023

Sot, me datë 11.12.2023 në kuadër të programit ndërministror “Arti në Shkolla”, drejtoresha e Teatrit Profesionist “Istref Begolli”, znj. Krenare Luta Radoniqi së bashku me aktorët e trupës rezidente Fitore Broqi, Luan Daci, Shpresa Salihaj, Agon Bala dhe Herodita Ramshaj realizuan aktivitetin e parë “Artisti në klasë” me SHFMU “Asdreni” në Pejë dhe SHFMU “Dëshmorët e Kombit” Baran duke i njoftuar nxënësit rreth historikut dhe veprimtarisë së punës së 🎭Teatrit🎭.

Nxënësit përmes bashkëbisedimit dhe lojës së zhvilluar me aktorët përfituan njohuri për ecurinë e punës nga fillimi deri në finalizimin e një shfaqje teatrale.

Falenderojmë udhëheqësit dhe mësimdhënësit e shkollave për bashkëpunimin si dhe nxënësit për interesimin dhe eksperiencën fantastike.

Të martën me datë 05.12.2023 në kuadër të programit ndërministror “Arti në Shkolla”, drejtoresha e Teatrit Profesionist ...
06/12/2023

Të martën me datë 05.12.2023 në kuadër të programit ndërministror “Arti në Shkolla”, drejtoresha e Teatrit Profesionist “Istref Begolli”, znj. Krenare Luta Radoniqi së bashku me aktorët e trupës rezidente Fitore Broqi, Luan Daci, Shpresa Salihaj, Agon Bala dhe Herodita Ramshaj realizuan aktivitetin e parë “Artisti në klasë” me QMBK “Xheladin Deda” në Pejë duke i njoftuar nxënësit rreth historikut dhe veprimtarisë së punës së 🎭Teatrit🎭.

Nxënësit e përmes bashkëbisedimit dhe lojës së zhvilluar me aktorët përfituan njohuri për ecurinë e punës nga fillimi deri në finalizimin e një shfaqje teatrale.

Falenderojmë udhëheqësin dhe mësimdhënësit e shkollës për bashkëpunimin si dhe nxënësit për emocionet, ngrohtësinë dhe eksperiencën të cilën na dhuruan.

Të hënën me datë 04.12.2023 në kuadër të programit ndërministror “Arti në Shkolla”, drejtoresha e Teatrit Profesionist “...
05/12/2023

Të hënën me datë 04.12.2023 në kuadër të programit ndërministror “Arti në Shkolla”, drejtoresha e Teatrit Profesionist “Istref Begolli”, znj. Krenare Luta Radoniqi së bashku me aktorët e trupës rezidente Fitore Broqi, Luan Daci dhe Shpresa Salihaj realizuan aktivitetin e parë “Artisti në klasë” duke i njoftuar nxënësit rreth historikut dhe veprimtarisë së punës së 🎭Teatrit🎭.

Nxënësit e klasëve të VI-ta nga SHFMU “Dardania” Pejë dhe SHFMU “Hil Mosi” Jabllanicë e Vogël, përmes bashkëbisedimit dhe lojës së zhvilluar me aktorët përfituan njohuri për ecurinë e punës nga fillimi deri në finalizimin e një shfaqje teatrale.

Falenderojmë udhëheqësit dhe mësimdhënësit e shkollave për bashkëpunimin si dhe nxënësit për eksperiencën fantsike!

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Teatri Profesionist "Istref Begolli" ju ftojnë në shfaqjen teatrale "Jepi Ngjy...
24/10/2023

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Teatri Profesionist "Istref Begolli" ju ftojnë në shfaqjen teatrale "Jepi Ngjyra Jetës"
Eventi kulturor shënon edhe përmbylljen zyrtare të fushatës vetëdijësuese kundër kancerit të gjirit "Peja në Rozë" 🎀

E enjte, 26.10.2023
Ora 19:00
Kino “Jusuf Gërvalla”
Hyrja falas

Jeni të mirëpritur!

Në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit të Teatrit, Prizrenfest, është mbajtur konferenca teatrore e organizuar nga...
28/07/2023

Në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit të Teatrit, Prizrenfest, është mbajtur konferenca teatrore e organizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombetar Tiranë dhe Teatri Shqiptar Shkp në bashkëpunim me .

Konferencën e moderuan Kushtrim Sheremeti, drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës; Altin Basha - drejtor i Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe Adem Karaga - drejtor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, me temë diskutimi: “Bashkëpunimi ndërmjet teatrove shqiptare - sfidat, mundësite dhe përparësitë”. Në këtë konferencë një ditore, morën pjesë artistë dhe përfaqësues të institucioneve teatrore shqiptare nga të tre vendet.

🔎 Ndër të tjera u shpalosën edhe detaje të Marrëveshjes për bashkëpunim teatror të nënshkruar rishtazi nga Ministrat e Kulturës, Hajrullah Çeku dhe Elva Margariti.

Ne fund të konferencës u miratua dhe një dokument me një listë të rekomandimeve që do të quhen, “Rekomandimet e Prizrenit” i cili do t’i dorëzohet ministrave të kulturës të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

//

Within the framework of the second edition of the Theater Festival, "Prizren Fest", a theater conference was held organized by the National Theater of Kosova, the National Theater - Tirana and the Albanian Theater of Skopje in cooperation with Prizren Fest.

The conference was moderated by Kushtrim Sheremeti, General Director of the National Theater of Kosova; Altin Basha - Director of the National Theater of Tirana and Adem Karaga - director of the Albanian Theater of Skopje, with the topic of discussion: "Cooperation between Albanian theaters - advantages, challenges and opportunities". Artists and representatives of Albanian theater institutions from the three countries participated in this one-day conference.

🔎 Among other things, details of the Agreement for theater cooperation signed recently by the Ministers of Culture, Hajrullah Çeku and Elva Margariti, were revealed.

At the end of the conference, a document was approved with a list of recommendations, called "Recommendations of Prizren", which will be submitted to the ministers of culture of Kosova, Albania and North Macedonia.

28/07/2023

Momente nga Konferenca e mbajtut më 27/07/2023 në kuadër të festivalit ndërkombëtar të Teatrit në ambient të hapur

BASHKËPUNIMI NDËRMJET TEATROVE SHQIPTARE - PËRPARËSITË, SFIDAT DHE MUNDËSITĒ
Konferencë (Organizuar në partneritet me Teatrin Kombëtar të Kosovës; Teatrin Kombëtar të Tiranës; Teatrin Shqiptar - Shkup)

📣 Në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit të Teatrit, Prizrenfest, është mbajtur konferenca teatrore e organizuar n...
28/07/2023

📣 Në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit të Teatrit, Prizrenfest, është mbajtur konferenca teatrore e organizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombetar Tiranë dhe Teatri Shqiptar Shkp në bashkëpunim me .

Konferencën e moderuan Kushtrim Sheremeti, drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës; Altin Basha - drejtor i Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe Adem Karaga - drejtor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, me temë diskutimi: “Bashkëpunimi ndërmjet teatrove shqiptare - sfidat, mundësite dhe përparësitë”. Në këtë konferencë një ditore, morën pjesë artistë dhe përfaqësues të institucioneve teatrore shqiptare nga të tre vendet.

🔎 Ndër të tjera u shpalosën edhe detaje të Marrëveshjes për bashkëpunim teatror të nënshkruar rishtazi nga Ministrat e Kulturës, Hajrullah Çeku dhe Elva Margariti.

Ne fund të konferencës u miratua dhe një dokument me një listë të rekomandimeve që do të quhen, “Rekomandimet e Prizrenit” i cili do t’i dorëzohet ministrave të kulturës të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

//

📣 Within the framework of the second edition of the Theater Festival, "Prizren Fest", a theater conference was held organized by the National Theater of Kosova, the National Theater - Tirana and the Albanian Theater of Skopje in cooperation with Prizren Fest.

The conference was moderated by Kushtrim Sheremeti, General Director of the National Theater of Kosova; Altin Basha - Director of the National Theater of Tirana and Adem Karaga - director of the Albanian Theater of Skopje, with the topic of discussion: "Cooperation between Albanian theaters - advantages, challenges and opportunities". Artists and representatives of Albanian theater institutions from the three countries participated in this one-day conference.

🔎 Among other things, details of the Agreement for theater cooperation signed recently by the Ministers of Culture, Hajrullah Çeku and Elva Margariti, were revealed.

At the end of the conference, a document was approved with a list of recommendations, called "Recommendations of Prizren", which will be submitted to the ministers of culture of Kosova, Albania and North Macedonia.

I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e profesor Haqif Mulliqit!
27/07/2023

I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e profesor Haqif Mulliqit!

10/05/2023
Mbrëmë në pllatonë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, para hapësirës së asaj që tashmë është kthyer në Amfiteatër të Teat...
06/05/2023

Mbrëmë në pllatonë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, para hapësirës së asaj që tashmë është kthyer në Amfiteatër të Teatrit Kombëtar, së bashku me miq, kolegë artist dhe familjarë u mblodhëm për ta nderuar kujtimin dhe kontributin e ikonës së skenës dhe filmit Istref Begollin, për nderë të 90-të vjetorit të lindjes së tij.
Kjo ngjarje u shënua me një ceremoni modeste duke ngritur “Një gotë për Istref Begollin” e cila ka rikthyer momentet dhe kujtimet e dekadave më parë të bashkëpunëtorëve.

Ky ishte aktivitet i parë i shënuar
për nderë të 90-vjetorit të lindjes dhe 20-të vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit Istref Begollit, i cili i paraprinë aktiviteteve që do të ndodhin në vazhdimësi gjatë vitit në Prishtinë dhe Pejë në kuadër të bashkëpunimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Profesionist “Istref Begolli” Pejë, Qendres Kinematografike të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës deri në realizimin e monografisë kushtuar jetës dhe veprës së tij.

BEGOLLI
GOTË PËR ISTREF BEGOLLIN

Të nderuar qytetarë të Pejës, sot Dita Botërore e Teatrit e gjen Teatrin Profesionist “Istref Begolli” në renovim e sipë...
27/03/2023

Të nderuar qytetarë të Pejës, sot Dita Botërore e Teatrit e gjen Teatrin Profesionist “Istref Begolli” në renovim e sipër.
Pas përfundimit të renovimit do të rikthehemi me projekte të reja në ambient të ri teatral.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Prishtinë, 8 Shkurt 2023Në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë është mbajtur takimi i radhës i Asocia...
09/02/2023

Prishtinë, 8 Shkurt 2023

Në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë është mbajtur takimi i radhës i Asociacionit të Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës. Në këtë takim janë diskutuar tema të ndryshme si: forcimi i pozicionit të teatrove publike në vend, Projektligji për Art dhe Kulturë (në diskutim publik), pozicionimin e krijuesve dhe performuesve të teatrit, forcimim e mekanizmit të Trupave Rezidente dhe të tjera.

Në fund, Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve e ka votuar unanimisht përfshirjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës në këtë mekanizëm dhe nga sot, Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve ndryshon emërtimin e tij në Asociacioni i Teatrove Publike të Kosovës.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e teatrove publike të: Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatri “Hadi Shehu” - Gjakovë, Teatri i Qytetit – Gjilan, Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” – Prizren, Teatri “Dodona” – Prishtinë, Teatri “Istref Begolli” – Pejë, Teatri “Adriana” - Ferizaj, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë dhe Teatri “Avdush Hasani”- Podujevë janë dakorduar për themelimin e Asociacionit të Teatrove Publike të Kosovës.

01/02/2023

Nga Musa Tullari

Sot, në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, Teatri Profesionist i Qytetit “Istref Begolli”, e përkujton ikonën e artit të sk...
01/02/2023

Sot, në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, Teatri Profesionist i Qytetit “Istref Begolli”, e përkujton ikonën e artit të skenës dhe filmit, Istref Begolli.

Istref Begolli u lind më 07.05.1933 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjysmë-maturën e kreu në vendlindje. Prej moshës 16 vjeçare (1949) fillon punën si Aktor i rregullt i Teatrit Popullor Krahinor (TPK), të asaj kohe, deri në vitin 1961. Prej vitit 1961 deri në vitin 1963 punon në Teatrin Jugosllav të Dramës, në Beograd si bashkëpunëtor i jashtëm ku ushtron studentën në lëndën e Diksionit. Pas tri viteve punë kthehet përsëri në “TPK” të Kosovës (Tani Teatri Kombëtar) ku punon deri në vitin 1968. Nga ky vit (1968), deri me 1971 vepron si aktor i lirë. Më 1971 fillon të punojë përsëri në “TPK” gjerë me 1990, ku edhe pensionohet si aktor i këtij Teatri.
Repertoari i interpretimeve të tij përfshin një univers të tërë personazhesh nga dramaturgjia kombëtare dhe ajo botërore, rreth 150 role në Teatër, Film dhe Televizion.

Disa nga rolet kryesore në Shfaqjet janë: Mihali në shfaqjen “Zhelanat” e Matej Borit, në regji të Abdurrahman Shalës, Dhëndrri dhe Meriku në “Dasma” dhe “Hani në rrugën kryesore” të Çehovit, me regjisor Muharrem Qenën, Karl Fon Mori në “Cubat” e Shilerit, me regji të A. Shalës, Plaku i Parë në “Erveheja” e Ahmet Qirezit, me regji të Muharrem Qenës, Dyl Mehmeti në “Fosilet” e Azem Shkrelit, Paratovi në “Vajza pa Pajë” e Ostrovskit, Prifti në “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Ismail Kadaresë, në regji të Piromanit, Murtaja në “Shtetrrethimin” e Kamysë, në regji të T. Durbeshiqit, Iago në “Othello” të Shekspirit, me regji të A. Shalës, Magbethi në “Magbethi” të Shekspirit, në regji të Zhorzh Paros, Kabili në “Sfinga e gjallë” e Rexhep Qosjes, me regji të L. Giorgievskit, Agamemnoni në “Ifigjenia në Aulidë” e Euripidit, në regji të Fadil Hysajt, Kadmos ne “Bakhet” e Euripidit, në regji të Vllada Milqinit, Ahmet Nuredini në “Dervishi dhe vdekja” i Mesha Selimoviqit, me regjisor V. Milqini, Lojtari në “Bregu i pikëllimit” i Teki Dervish*t, me regjisor V. Milqini, Plaku ne “Shpend Sokoli i Sokol Shpendit” nga Ymer Shkrelit, me regjisor Isa Qosja, etj.

Ndër rolet më eminente të luajtur në më se 20 Filma artistik hyjn padyshim: i Pavie Shatev në filmin “Atentatorët e Selanikut” i Zhika Mitroviqit, Deliu në “Era dhe Lisi” i Besim Sahatqiut, Prifti në “Proka” nga Isa Qosja, Fatmir Gashi ne "Përroi Vërshues" i Besim Sahatqiut, Polici në “Si të vdiset” i M. Stamenkoviqit, Otos në “Sulmi i kuq” i Predrag Golluboviq, Trobërku në “Mali i Leiejit” i Zdravko Velimiroviqit, etj.

Nga rolet në Filmat Televiziv duhet veçuar: Plaku në “Të ngujuarit” me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut, Kostë Kasapi në “Kulla”, sipas Anton Pashkut e në regji të Agim Sopit, Inspektori në “Dhembja krenare”të Ismail Ymerit, Kabili në “Vallja e Çmendur” me skenar dhe regji nga Isa Qosja, Ati në “Vjeshtën e Trëndafilave”, me skenar të Veli Karahodës e në regji të Agim Sopit, etj.
Istref Begolli është fitues i shumë shpërblimeve, prej tyre duhet cekur patjetër: Në takimet “Joakim Vujiq” të mbajtura në Titovo Uzhicë, merr shpërblimin e parë për rolin e Dyl Mehmetit në shfaqjen “Fosilet”, dramë e Azem Shkrelit. Me 1973, në Kosovë, merr Shpërblimin e Dhjetorit për veprimtari të frytshme në lëmin e Teatrit dhe Filmit (Ishte i vetmi në Kosovë që mbante Shpërblimin e Dhjetorit nga fusha e artit skenik). Po më 1973, në Takimet Teatrore “Joakim Vujiq” të mbajtura në Kragujevc merr vendin e parë për rolin e Priftit në shfaqjen “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” të Ismail Kadaresë. Më 1978, në Festivalin e Teatrove MES të Sarajevës merr shpërblimin “Kurora e Artë e Dafinës” për rolin e Kabilit në ”Sfinga e gjallë”, dramë nga Rexhep Qosja. Më 1985 në Novi Sad merr shpërblimin e Sterijes për rolin e Babelit në shfaqjen “Konfiteori” etj.

Istref Begolli ndërroi jetë tragjikisht një ditë acari në spitalin e Krapinske Toplices në Republikën Kroacisë dhe u varros më 1 shkurt të vitit 2003 në Prishtinë.

Ai i takon plejadës të aktorëve që vunë themelet e Artit Skenik në Kosovë. Dekada me radhë mbetet ikonë e Teatrit, andaj edhe Teatri ynë me nderë dhe krenari mbanë emrin “Istref Begolli”, në vendlindjen e tij të cilën aq shumë e deshi!

🎭Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar” më 29 nëntor në PEJË✊Shfaqja teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar”, me autore ...
28/11/2022

🎭Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar” më 29 nëntor në PEJË

✊Shfaqja teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar”, me autore Shqipe Malushi dhe regji të Zana Hoxhës, do të prezantohet edhe në Pejë dhe Gjakovë në kuadër të fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizmit”.

Më 29 nëntor, 2022 qytetarët do ta kenë rastin ta shohin këtë shfaqje në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë nga ora 19:00.
Çmimi i biletës: 2.00€

“Toka e Shpirtrave të Trazuar”, është një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe Malush*t, të cilat evokojnë kujtimet tona kolektive për mungesën e paqes dhe përballjen me luftën dhe konfliktin si një gjendje konstante për shoqërinë kosovare ndër shekuj e në veçanti ndikimin e saj në traumat tona ndër gjenerata.

E shtrirë në një format unik eksperimental në shqip dhe anglisht, performanca e regjisores Zana Hoxha krijon një sinergji multidisiplinare përmes poezive imazhiste të Malush*t, koreografisë bashkëkohore teatrore të Robert Nuhës, dhe dramaturgji të Shpëtim Selmanit, muzikës eksperimentale me elemente burimore dhe këndimit, si dhe video projeksioneve që krijojnë një narrativë të re të bazuar mbi kujtesën tonë kolektive.

Autore: Shqipe Malushi
Regjia: Zana Hoxha
Dramaturgjia: Shpëtim Selmani
Koreograf: Robert Nuha

Aktorë/e: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi, Blend Sadiku, Zhaneta Xhemajli, Kaltrinë Zeneli, Edlir Gashi.
Kërcimtarë/e: Altina Binaku, Qendrim Makolli, Erëza Grajqevci, Patriot Osmani

Soliste/ë: Donika Rush*ti, Shaban Behramaj, Urta Haziraj, Etrit Nura

Kostumograf: Arbnor Brahimi
Videoprojeksionet skenike: Florian Canga
Asistente dhe organizatore: Elira Lluka
Skenografia: Arben Shala
Tonist: Arben Aliu
Ndriçimi: Sherif Sahiti dhe Mursel Bekteshi
Mjeshtër skene: Aziz Maloku, Flora Hasani
Grimere: Myrvete Tahiri, Flora Hasani


E martë, 29 nëntor 2022Ora: 1️⃣9️⃣:0️⃣0️⃣Shfaqja mysafire “TOKA E SHPIRTRAVE TË TRAZUAR”, me regji të Zana Hoxhës, autor...
24/11/2022

E martë, 29 nëntor 2022
Ora: 1️⃣9️⃣:0️⃣0️⃣

Shfaqja mysafire “TOKA E SHPIRTRAVE TË TRAZUAR”, me regji të Zana Hoxhës, autore Shqipe Malushi.
Luajn: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi, Qëndresa Kajtazi, Blend Sadiku, Zhaneta Xhemajli, Kaltrinë Zeneli dhe Edlir Gashi.

📍Teatri Profesionist “Istref Begolli”-Pejë
🎫 Çmimi i biletës : 2.00€

📱 Rezervimi i biletave bëhet në numrin kontaktues 045 205 274, si dhe në teatër në katin e dytë, nga ora 08:00 - 16:00.

Ju mirëpresim!

Të premten u mbajt takimi në mes të Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, z.Hajrullah Çeku dhe Kryetarit të Komunës ...
12/09/2022

Të premten u mbajt takimi në mes të Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, z.Hajrullah Çeku dhe Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri. Pjesëmarrës në takim ishin Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport znj.Xhenet Syka, Drejtoresha e Teatrit znj. Krenare Luta Radoniqi dhe drejtori i Galerisë së Arteve z.Turhan Bajraktari.
Në takim u diskutua rreth zhvillimit dhe planifikimit të projekteve të kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgëmisë kulturore.
Ndër të tjera u bisedua edhe rreth ligjit të ri për kulturën.
Të dyja palët u shprehën të gatshme të bashkëpunojnë për zbatimin e projekteve në vend.

Edicioni i 14-të Monoakt09 - 15 Qershor / June2022Teatri Profesionist “Istref Begolli”Pejë / PejaJu mirëpresim!
08/06/2022

Edicioni i 14-të Monoakt
09 - 15
Qershor / June
2022

Teatri Profesionist “Istref Begolli”

Pejë / Peja

Ju mirëpresim!

Edicioni i 14-të Monoakt09 - 15 Qershor / June2022Teatri Profesionist  “Istref Begolli”Pejë / PejaJu mirëpresim!
07/06/2022

Edicioni i 14-të Monoakt
09 - 15
Qershor / June
2022

Teatri Profesionist “Istref Begolli”

Pejë / Peja

Ju mirëpresim!

Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku me Teatrin Pr...
31/05/2022

Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku me Teatrin Profesionist “Istref “Begolli”, organizojmë shfaqjen me kukulla “ Sara dhe Gurët Magjikë”.

Sara, një vajzë e vogël, shpreson të gjejë një perlë si dhuratë për nënën e saj. Teksa luan në kopsht me qenushin ajo takon një Zanë, e cila e prezanton Sarën me një botë të jashtëzakonshme. Ajo i tregon asaj për gurët e dëshirave dhe si, ose ku të gjejë atë që dëshiron, një perlë për nënën e saj. Sara hyn në botën e ujit dhe merr me vete 3 gurë dëshirash. Njëri shërben për të marrë frymë nën ujë, njëri për të gjetur perlën dhe i fundit për t'u bërë përsëri njeri. Në botën nënujore ajo takon shumë personazhe interesantë dhe kupton se thellë në oqean gjërat nuk shkojnë mirë. Shtriga e ujit mban peng princeshën dhe kërcënon mbretin t'i japë asaj të gjitha të drejtat për të sunduar oqeanin. Edhe pse hyri në botën e ujit vetëm për një perlë, Sara e vogël përfshin veten në shpëtimin e princeshës dhe të gjithë banorëve të oqeanit. A do ta fitojë ajo këtë betejë dhe do të kthehet në shtëpi apo do të mbetet në kurthin e botës nënujore?!

Rezervimi është i obliguar.
Numri kontaktues 045 837 107.

Ju mirëpresim!

Mbrëmë me 25.05.2022          “ZHURMË UJËRASH” ishte shfaqje mysafire në Teatrin Kombëtar të Kosovës.Faleminderit për mi...
26/05/2022

Mbrëmë me 25.05.2022 “ZHURMË UJËRASH” ishte shfaqje mysafire në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Faleminderit për mirëpritje!

E mërkurë 25 maj 2022, shfaqja “ZHURMË UJËRASH” udhëton në Teatrin Kombëtar të Kosovës.Autor: Marco MartinelliRegjia: Ku...
24/05/2022

E mërkurë 25 maj 2022, shfaqja “ZHURMË UJËRASH” udhëton në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Autor: Marco Martinelli
Regjia: Kushtrim Mehmeti
Luajnë: Aida Alidemi Lajçi, Agon Bala, Fitore Broqi

Koncepti i shfaqjes nisë me nxitjen e publikut që të bëjnë kalimin ilegal të kufirit përmes oqeanit, të cilët hyjnë në anije, ku vendosen në ulëset e teatrit që janë ulëse të anijes. Përballë kanë aktoret të cilët vendosin të dalin jashtë vendit bashkërisht me publikun. Derisa largohen, tregojnë peripecitë e tyre, personazhet që ata i hasin rrugës, nga Jusufi (adoleshent i mbytur ne ujë derisa tenton ti dërgojë bashkëkombësit e tyre ne Evrope), te Jasemina që përfundon duke u prostituuar me 80 vjeçar, e tutje te Sakinah e përdhunuar, Bindja e ikur nga lufta, Jean Baptiste fëmijë i mbytur në ujin e oqeanit, Oqean ky që mban kufoma të panumërta. Krejt këto kufoma të shndërruara në numra, 2917, 6132, 1111, 7777, 1445, 1248, tutje 26, 44, 2987, 88, 89, 90, 91 e shumë të tjerë, piano e cila krijon monotoni, muzikantet që këndojnë “Lakrimosa”, tutje këngë arbëreshe dhe krijojnë efekte, zëra dhe atmosfere. Krejt ne fund bashkë me “numëratoret” mbytet dhe anija që mbanë me vete dhe publikun, ata tentojnë të shpëtojnë, dhe nuk e di në ja dalin.

Address

Femi Agani
Pejë
30000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teatri Istref Begolli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Teatri Istref Begolli:

Videos

Share

Nearby event planning services


Other Performance & Event Venues in Pejë

Show All