E JONA

E JONA “E JONA” është panair dhe do organizohet për herë të parë në disa hapësira të qytetit të Gjilanit. Na ndiq për infot më të reja rreth E JONA.

Këtë vit E JONA përfshin panair biznesor (B2B), panair sh*tës (B2C) dhe festival. Panairi “E JONA” do të organizohet për herë të parë në vitin 2022 në disa hapësira të qytetit të Gjilanit dhe do të përmbajë në vete: Panair dhe B2B, panair sh*tës dhe B2C i pëcjellur me festë të birrës, me festë të verës, me ushqim dhe me koncert festiv për mirëseardhje të diasporës sonë dhe gjithë vizitorëve e mysa

firëve të qytetit të Gjilanit. E veçanta e këtij panairi është fokusimi tek kompanitë që do të vijnë nga katër shtetet fqinje të Kosovës duke i sjellur produktet dhe shërbimet e tyre, pra nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi duke edhe përfshirë dhe Luginën e Preshevës dhe gjithashtu duke ftuar mysafirë nga mbarë diaspora jonë me origjinë shqiptare. Synimi i panairit është që të shndërrohet në panair të përvitshëm, ku çdo vit do të synohet rritja e ekspozuesëve dhe mysafirëve, duke ndikuar kështu në rritjen ekonomike me fokus të veçantë në qytetin e Gjilanit por edhe regjionit të Anamoravës. Qëllimi i panairit “E JONA” është që prodhuesit shqiptarë kudo që janë, ta kenë një vendtakim në të cilin do të njoftohen rreth veprimtarisë së njëri tjetrit dhe të ndërtojnë relacione bashkëpunimi për shkëmbimin dhe shpërndarjen e ndërsjellë të produkteve të veta në mbarë tregun shqiptar që përfshinë rreth 7 milionë banorë. Gjithashtu, në panair do të jenë të ftuar në cilësinë e ekspozuesve dhe vizitorëve bizneset e diasporës shqiptare, të cilat janë shumë të interesuara për t’i eksportuar prodhimet shqiptare në shtetet e jashtme ku ata veprojnë. Prodhuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Diaspora, nga të gjitha fushat e prodhimtarisë, do të mblidhen në Gjilan për t’i ekspozuar produktet e veta para mijëra vizitorëve. Përbrenda këtij projekti është paraparë që të organizohen paralelisht tri aktivitete të ndryshme por që ndërlidhen mjaft mirë njëra me tjetrën, të cilat janë: Panairi biznesor & B2B, Panair me karakter sh*tje dhe festë me koncert. Profili i ekspozuesëve konsiston në këto sektore/veprimtari:
➡️ Agrobiznes, ushqim dhe pije:
produkte ushqimore, pije alkoolike dhe joalkoolike, bujqësi, blegtori, perimtari etj.
➡️ Ndërtim, arkitekturë dhe paluajtshmëri:
Materiale dhe shërbime për ndërtimtari, teknikë, energjetikë, mobilieri, makineri, projektim, patundshmëri-real estate, etj.
➡️ Teknologji informative (IT):
Kompani të telefonisë, shërbime interneti, hardware, software, etj.
➡️ Turizëm dhe kulturë:
Zyre për informacione turistike, agjensi turistike, hotele dhe gastronomi, komplekse turistike, turizëm malor dhe rural, turizëm mjekësor, institucione kulturore, produkte artizanale etj.
➡️ Edukim:
Universitete publike dhe private, shkolla, organizatorë të kurseve dhe trajnimeve të ndryshme, shtëpi botuese, biblioteka, media etj.
➡️ Institucione:
Institucione shkencore, organizata jo qeveritare dhe qeveritare.

Address

EMRUSH MIFTARI NO 12
Prishtinë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when E JONA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category


Other Event Planners in Prishtinë

Show All